Vendosni fjalën kyçe....

“Psikopatia e Ramës po injoron sigurinë kombëtare të vendit”


Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me debatin që është hapur për mos-dekretimin i Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm.

Ai shprehet se presidenti bëri gjënë e duhur por sipas tij ajo që duhet të na shqetësojë është se nuk kemi parë asgjë akoma se kush na qeveris.

“Nuk është thjesht mendja e sëmurë për të mos konsideruar asnjë kufi, as llogjik e as institucional, duke i vënë botës, si interlokutor të Shqipërisë një 26 vjecar. Nuk është thjesht kjo, jo, por mënyra se si një 54 vjecar krejt i papjekur si Edi Rama e konsideron shtetin, si një lodër në duart e një mendjeje të cartur.”, shprehet Spahia.

Sipas tij Edi Rama po e shkatërron çdo themel të këtij shteti. 

Reagimi:

Presidenti bëri gjënë e duhur por c’ka duhet të na shqetësojë fort, është se mesa duket, vërtetë nuk kemi parë (kuptuar) asgjë akoma ,se kush na qeveris! Nuk është thjesht mendja e sëmurë për të mos konsideruar asnjë kufi, as llogjik e as institucional, duke i vënë botës, si interlokutor të Shqipërisë një 26 vjecar. Nuk është thjesht kjo, jo, por mënyra se si një 54 vjecar krejt i papjekur si Edi Rama e konsideron shtetin, si një lodër në duart e një mendjeje të cartur.

Certifikimi i figurës së një zyrtari nga DSIK brenda 24 orësh!!! Edi Rama po shkatërron cdo themel të këtij shteti! Të injorosh një proces verifikimi që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, sepse e konsideron shtetin si oborrin personal të Surrelit është mëse skandaloze, është vepër penale!!!!

Psikopatia për të luajtur edhe me shtetin, njëlloj si me bedelët që ka përreth, mund të na kushtojë shtrenjë si vend!

Ky që e gjeti Shqipërinë vend të NATO-s, po i vë një njollë të rrezikshme në 10 vjetorin e antarësimit të saj, sepse minimumi, i konsideron të panevojshme proceset e sigurisë, në kushtet kur siguria është tashmë një prioritet edhe për vendet e fuqishme. Nuk mundet që shqiptarët të përfaqësohen me këtë kryeministër krejt të papërgjegjshëm!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *