Mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëmn nga Presidenti Ilir Meta ka ngjallur shumë debat. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se e respekton qëndrimin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket mosdekretimit të Gent Cakaj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
“Nuk mund ta komentoj. Nuk është detyrë e imja ta komentoj. Është detyrë e qeverisë së Shqipërisë. Veç se është qytetar i Kosovës nuk do të thotë që kam të drejtë që ta komentoj. I respektojmë qëndrimet e institucioneve të Shqipërisë”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj