Vendosni fjalën kyçe....

Mosdrekretimi i Cakajt, Berisha: Gjarprit me dy koka iu pre bishti por i duhet shtypur koka


Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar  refuzimin e presidentit të Republikës për të dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.

Berisha thotë se vendimi i Metës ishte një goditje e merituar për flamurtarët albanofob të Serbomadhisë!

Reagimi:

 

Gjarperit iu pre bishti por duhet shtypur koka!

Nje goditje e merituar per flamurtaret albanofob te Serbomadhise!

Te dashur miq, refuzimi me dekret i Presidentit te Republikes per te emeruar minister te jashtem te Shqiperise te propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte nje goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob te projektit te serbomadhise ne Tirane dhe ne Prishtine.

Por me kete akt, shqiptaret duhet te jene te vetedijshem se gjarperit ne Tirane dhe Prishtine, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhen shtypur nje minute e me pare! sb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *