Vendosni fjalën kyçe....

Basha akuza ndaj DSIK: Ka lënë 120 oficerë pa certifikatë sigurie për t’i larguar nga puna


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë debatit në emisionin Opinion, akuzoi Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar se po vepron mbi bazën e urdhrave politikë.

Kreu i opozitës u shpreh se në njërin krah, DSIK i ka dhënë Certifikatën e Sigurisë brenda 24 orësh Gent Cakajt, i propozuar për Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme nga kryeministri Edi Rama, teksa në krahun tjetër u ka hequr Certifikatën e Sigurisë të paktën 120 oficerëve të policisë të cilët pretendohet se nuk janë të afërt me pushtetin.

Një informacion që sapo më erdhi…janë të paktën 120 oficerë policie, pretendohet, njerëz të cilët nuk janë të afërt me pushtetin, të cilëve nuk u është rinovuar Certifikata e Sigurisë nga ana e DSIK me qëllim që të largohen nga radhët e policisë dhe janë larguar pasi nuk u është rinovuar Certifikata e Sigurisë nga DSIK. Tani ju siguroj ju, besoj publiku e kupton se këta oficerë të policisë nuk kanë në duar informacione sekrete të NATO-s, nuk kanë në duar çështje gjeostrategjike, padyshim kanë informacione të rëndësishme që lidhen me krimin, por është një standard ligjor që ndiqet për të larguar nga puna oficerë policie. Nuk u është dhënë për t’i hequr nga policia”- deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *