Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Presidenti veproi drejt me mos dekretimin e Cakajt, shkeli ligjin duke mos marrë certifikatën


Kreu i opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar mos dekretimin e emrit të Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm duke e konsideruar si papërgjegjshmëri nga ana e Kryeministrit i cili nuk mësoi nga hera e parë me rastin Lleshajn.

Më tej shefi i demokratëve u shpreh se papërgjegjshmëria e Ramës me emrin e Cakajt ka shkuar më thellë se hera e parë sepse Cakaj ka shkelur ligjin pasi nuk u pajis me certifikatë sigurie gjatë kohës kur ka qenë zëvendës ministër i jashtëm.

Kandidatura e Cakajt nuk është e përshtatshmja për pozicionin e Ministrit të Jashtëm. Problemi nuk është standardi i vendosur apo po vendos Presidenti por standardi i Kryeministrit Rama. Herën e parë çoi për dekretim një person aktiv në Forcat e Armatosura, ndërsa herën e dytë nuk vuri mend.

Papërgjegjshmëria e kryeministrit ka shkuar shumë më thellë këtë herë, duke çuar për dekretim një person që nuk ka respektuar ligjin për pajisje me certifikatën e sigurisë”- u shpreh Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *