Vendosni fjalën kyçe....

CR7 në telashe me drejtësinë, policia amerikane i kërkon dorëzimin e ADN-së


Kristiano Ronaldos i është kërkuar që të dorëzojë ADN-në e tij si pjesë e hetimit nga policia e Las Vegas për akuzën e përdhunimit të ngritur nga ish-modelja Kethrin Majorga.

Sipas asaj që raporton media amerikane “Wall Street Journal”, mandate për të siguruar një kampion të AND-së është lëshuar me qëllim, për të verifikuar nëse korrespondon me atë që është gjetur gjatë hetimeve mbi veshjet e modeles që ka akuzuar portugezin për përdhunim.

34-vjeçarja pretendon se është dhunuar seksualisht nga Ronaldo në një dhomë të hotelit në Las Vegas nëntë vite më parë. Ndërkohë portugezi mohon në mënyrë kategorike akuzat e ngritura kundër tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *