Vendosni fjalën kyçe....

“Futja e policisë në universitete, diktaturë ushtarake. Shkel Kushtetutën” – Vokshi


Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e poliicisë nga kryeministri Rama për kërcënimin dhe presionin ndaj studentëve.

Ka qenë deputetja demokrate, Vokshi, që në një deklaratë për mediat nga selia blu ka theksuar se prania e policisë në mjediset e universiteteve është në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit për Arsimin e Lartë.

Vokshi ka paralajmëruar të gjithë efektivët e policisë që të mos prekin asnjë student në protestën e tyre paqësore dhe as të dhunojnë mjediset universitare.

Deklarata e Vokshit

Në një akt të denjë për diktaturat ushtarake, policia është futur me urdhrin politik të Edi Ramës në mjedise universitare me qëllim për të ndaluar protestën e studentëve. 

Fakultete të ndryshme në vend janë bërë skenat e një regjimi që, pasi nuk i sundoi dot studentët me propagandë dhe mashtrime, tani shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin për të nënshtruar studentët me presion policor brenda universiteteve. 

Partia Demokratike dënon me ashpërsi këtë akt të paprecedentë në Shqipëri dhe paralajmëron të gjithë ata që urdhërojnë presionin policor ndaj studentëve se herët apo vonë do të përgjigjen para ligjit. 

Narkopolicia nuk duhet të guxojë të prekë studentët paqësorë dhe as të dhunojë mjediset universitare. 

Ligji për Arsimin e Lartë e ndalon rreptësisht hyrjen e policisë në fakultete, përveçse kur prania e tyre kërkohet nga drejtuesit në rastet e krimeve flagrante. Ligji siguron “ndëshkimin për “cënimin e paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë”. 

Deri tani, organet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndëshkuar shkeljen e hapur të paprekshmërisë territoriale të universiteteve nga narkopolicia politike e Edi Ramës.  

Gjithashtu, Partia Demokratike dënon deklaratën kërcënuese të policisë, të shkruar nga Edi Rama, dhe paralajmëron kryeministrin dhe veglat e tij në polici se do të paguajnë për kërcënimet e tyre për arrestimin apo ndjekjen penale të studentëve. 

Ne nuk do të harrojmë askënd që shkel ligjin për llogaritë politike kriminale të Edi Ramës.  

Prania e paligjshme e policisë në universitete shënon fundin e propagandës së Edi Ramës, i cili çdo ditë e më shumë po përdor shtetin policor kundër kujtdo që i rrezikon pushtetin. 

Duke përgëzuar të gjithë pedagogët që janë solidarizuar me protestën për një kauzë të drejtë të studentëve, vërejmë me keqardhje që në disa fakultete, drejtues të lartë dhe pedagogë janë vënë në shërbim të qeverisë, duke ushtruar presione nga më të ndryshmet mbi studentët: duke i kërcënuar me mungesa, me ngelje në provime apo djegie diplome. 

Partia Demokratike i dënon me forcë këto presione dhe i fton pedagogët të mos i shërbejnë një pushteti kriminal kundër interesave të studentëve.

Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën e studentëve deri në përmbushjen e çdo pike të kërkesave të tyre. 

Partia Demokratike do të anullojë ligjin e arsimit të lartë e do ta bëjë arsimim prioritet kombëtar.

Ligj_i_arsimit


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *