Vendosni fjalën kyçe....

Jo Haradinaj, kush e dha idenë për taksën 100% për Serbinë


Ndonëse taksa 100% për Serbinë është promovuar e mbështetur nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, idenë për të e ka dhënë një tjetër politikan.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ndërsa fliste për RTK-në  është shprehur se taksa nuk ka qenë kundër dialogut me Serbinë ashtu sikurse e kanë konsideruar shumë media.

“Serbia ka bërë përpjekjet dhe aksion ndaj Kosovës. Serbia ka bërë përpjekje kundër anëtarësimit të Kosovës, në INTERPOl e UNESCO. Serbia ka shantazhuar qytetarët e Kosovës, serbët e Kosovës që ishin pjesë e FSK-së. Ka bërë përpjekje të minojë shtetësinë e Kosovës. Ne kemi përdor sovranitetin tonë të brendshëm të godasim Serbinë. Ky vendim nuk ka qenë kundër dialogut”, janë fjalët e Hoxhajt.

Sipas tij Mogerini u ka thënë në takim, që ajo do të kërkojë nga Serbia të ndalë kampanjën ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare. Po ashtu zëvendëskryeministri shtoi se ishte ai ideatori i vendosjes së kësaj takse.

“Taksa nuk është vendos me idenë që Serbia të njohë Kosovën. Unë jam ai që kam dhënë idenë për vënie e taksës.  Ideja është përkrahur nga kryeministri i Haradinaj dhe nga kryetari Veseli”, tha Hoxhaj i cili shtoi se taksa do të jetë në fuqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *