Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi seks në këmbim të vendimit, KLGJ pezullon gjyqtarin e Fierit


Pasi u arrestua nga policia gjyqatari i Fierit Rolad Hysi pasi  kërkonte ryshfet dhe marrëdhënie seksuale në këmbëm të një vendimi në favor të një nëne, KLGJ ka vendosur ta pezullojë nga detyra.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi për shtyp, nga KLGJ, në të cilin thuhet:

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar nenin 140, pika 3, të Kushtetutës dhe nenin 151, pika 1,gërma “a” të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, menjëherë sapo u njoh me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi me unanimitet në mbledhjen e datës 10.01.2019, pezullimin nga detyra për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, z. Roland Hysi.

Gjatë mbledhjes anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, shprehën vendosmërinë për tëluftuar pa asnjë kompromis çdo akt apo sjellje qëdiskrediton rëndë figurën e gjyqtarit.

Duke pasur si objektiv parësor rikthimine besimit të publikut tek gjyqësori, Këshilli i Lartë Gjyqësor do vijojëpa kompromis betejën ndaj çdo lloj korrupsioni të shfaqur, në të gjitha nivelet, me qëllimin final sigurimin e sundimit të ligjit, pavarësinë dhe eficiencën e gjyqësorit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *