Vendosni fjalën kyçe....

Krahu i djathtë i Ramës, Erion Braçe: Boll me dhunë e rrena, hapni shkollat


Pas emërimit si zëvendëskryeministër, Erion Braçe duket se e ka marrë seriozisht detyrën në krah të Edi Ramës.

Braçe u ka kërkuar të gjithë universitetevetë njoftojnë  rinisjen e procesit mësimor, pasi sipas tij prindërit i dinë shkollat e mbyllura dhe po i mbajnë fëmijët në shtëpi.

 Sipas zv.kryeministrit të ri, 8 kërkesat e studentëve janë plotësuar dhe po plotësohen brenda afateve.

 “Boll me dhune e rrena! 8 kerkesa jane plotesuar e po plotesohen sipas afateve te vendosura! Prinderit duan te dergojne femijet ne shkolla te shqetesuar per vitin qe po humbin dhe shpenzimet e kryera! I kane femijet ne shtepi sepse i dine shkollat mbyllur e pa mesim! Universitetet te njoftojne publikisht qe ka nisur mesimi! Nuk ka degjuar asnje rektor ta bej kete! Prinderit nuk kane degjuar asnje rektor ta thote kete! Bëni detyrën. Hapni shkollat”, thotë Braçe, por nuk përmend asnjë fjalë për studentët që kanë bllokuar korridoret dhe sallat në fakultete.

Bojkoti në fakultete ka vijuar edhe sot, ku 70 studentë kanë vendosur të ngujohen sot brenda fakultetit juridik, duke bllokuar të gjitha hyrjet në fakultet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *