Vendosni fjalën kyçe....

Meta i kthen mbrasht Ramës emrin e Cakajt, e refuzon si ministër të Jashtëm


Presidenti Meta e ka refuzuar propozimin e kryeministrit Rama për ministër të jashtëm, Gent Cakaj.

Kreu i Shtetit e ka bërë publik vendimin e marrë në faqen e Presidencës, ku rendit edhe arsyet e këtij refuzimi.

Meta thekson se Cakaj ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative dhe shtetërore.

Më tej në arsyetimin e presidentit theksohen edhe shkaqet sepse ishte arritur në këtë vendim.

Meta thekson se Cakaj, në detyrën e tij si zv.ministër i Jashtëm ka dëshmuar me të dhëna, fakte e qëndrime  se i mungon përvoja në fushën e politikës së jashtme por edhe qëndrimet  e tij publike janë në kundërshtim me çështje thelbësore të politikës rajonale dhe të papranueshme.

Meta thekson se deklaratat e Cakajt lidhur me çështjen e kufijve Serbi-Kosovë janë të rrezikshme dhe pasoja të paparashikueshme në rajon dhe më gjerë.

Kreu i Shtetit thekson se Cakaj ka lënë pas dore pajisjen me certifikatën e sigurisë, të për cilën ka aplikuar vetëm në datën 3 janar dhe mospajisja me këtë certifikatë është e dënueshme me ligj duke qenë se ai nuk e ka pasur këtë dokument edhe në detyrën e tij si zv.ministër i Jashtëm.

Mospajisja me certifikatën e sigurisë nga ana e Cakajt, jo vetëm që ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar shtetëror apo sekret të NATO-s dhe BE-së por edhe ka teguar mosbindjen përballë një detyrimi të qartë ligjor, vëren Meta.

Meta thekson se pajisja e Cakajt brenda një dite me certifikatë sigurie, është një veprim i bërë në urgjencë dhe në shkelje të hapur të ligjit  duke mos garantuar besueshmërinë e duhur.

Pas rendit të gjitha arsyet, Meta shkruan në fund se emri i Cakajt nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin e detyrës, tepër të rëndësishme të ministrit të Jashtëm. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *