Pas reagimit të menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama ndaj ministres së Jashtme të Kosovës, Edita Tahiri për mosdrekteimin e Gent Cakajt ka ardhur edhe një reagim nga Presidenti Ilir Meta.
Meta shprehet: “Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, shkruan Meta në një postim në Twitter.
Më herët, pas publikimit të vendimit të Presidentit, Kryeministri Rama e quajti atë të turpshëm dhe antikushtetues.
Reagimi i Ramës ndaj ministres Tahiri
“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”