Templates by BIGtheme NET

Mosdekretimi i Cakajt, politikanët në Kosovë krah Metës, kundër Ramës

Gent Cakaj nuk është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta si Ministër i Jashtëm i vendit dhe kjo sjellë edhe përplasje dhe debate. Pasi Meta dha argumentat e këtij mosdekretimi, figura të njohura të politikës në Kosovë kanë mbështetur këtë vendim. 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpreh se e respekton qëndrimin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket mosdekretimit të Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

“Nuk mund ta komentoj. Nuk është detyrë e imja ta komentoj. Është detyrë e qeverisë së Shqipërisë. Veç se është qytetar i Kosovës nuk do të thotë që kam të drejtë që ta komentoj.  I respektojmë qëndrimet e institucioneve të Shqipërisë”, tha Haradinaj.

Por nuk ka munguar edhe reagimi i ministres së Jashtme të Kosovës  Edita Tahiri. Kjo e fundit e quajti vizionar dhe kombëtar vendimin e Metës për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.

“E pershendes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidate për minister të jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama.”,  tha ajo. 

Por këtë çështje e ka komentuar edhe gazetari Berat Buzhala, i cili  ka deklaruar sot se Gent Cakaj u përdor nga Edi Rama dhe Baton Haxhiu, si “mish për top”. Sipas Buzhalës Rama nuk ka pse i kërkon falje Kosovës për mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, pasi ai nuk ishte i propozuar me referendum nga populli i Kosovës.

“Kanë menduar, që duke e propozuar një djalë nga Kosova për kreun e diplomacisë, do të përfitojnë nga simpatia patriotike. Mirëpo që të kërkosh mëshirë në raste të këtilla është naivitet.

Gentin nuk e ka propozuar populli i Kosovës, në një referendum, për Ministër të Punëve të Jashtme. Gentin, po besoj, e ka propozuar Batoni. Prandaj Edi Rama mundet me i kërku falje veç Batonit.”, shprehet Buzhala./Hashtag.al 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto