Vendosni fjalën kyçe....

Mourinho zgjidh mosmarrëveshjet me United, i lirë të drejtojë çdo skuadër


Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është i lirë nga çdo detyrim kontraktual i vazhdueshëm nga klubi i tij i mëparshëm dhe tani është i lirë të bashkohet me një klub tjetër, sipas raporteve.

Klubi anglez e shkarkoi Mourinhon më 18 dhjetor, pas një gjysmës së parë zhgënjyese të sezonit dhe përplasjeve të shumta mes menaxherit dhe lojtarëve duke përfshirë mesfushorin yll Paul Pogba.

Por burime të afërta me trajnerin portugez kanë thënë se Mourinho tani është i lirë të menaxhojë kudo që dëshiron, pasi thuhet se ka marrë fitimin e plotë prej 15 milionë stërlinash (19.1 milionë dollarë) nga gjigantët e Manchester United.

“Nuk ka çështje të hapur për kontratën e Jose me Manchester United. Gjithçka është rregulluar.” – tha një burim i afërt me ish-shefin e United, Inter dhe Real Madrid, raportoi “Daily Mail”.

“Jose është i lirë të marrë një punë tjetër tani, por nuk është në kërkim. Ai po shijon pushimet dhe do të jetë i lumtur të presë deri në fund të sezonit, nëse do kishte mundësi “.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *