Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare, ish-portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Mikel Janku.
Janku ka lindur në Tiranë më 25 tetor të vitit 1941 dhe gjatë karrierës së tij ka mbrojtur portën e Partizanit nga viti 1962 deri në vitin 1969 si dhe atë të kombëtares nga viti 1964 deri në vitin 1967.
Janku e nisi karrierën si ushtarak, duke studiuar në Rusi për pilot e duke u specializuar si pilot helikopterësh transporti.
Më pas ai nis karrierën në sport duke fituar shumë trofe me Partizanin. Pas mbylljes së karrierës futbollistike, Janku ka punuar si gazetar sportiv, fillimisht të “Radio Tirana” e më pas te “Sport Ekspres”.