Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, rrezikon të zbresë nga “froni”, pas lajmit të hidhur për divorcin me gruan e tij. Lajmin për ndarjen, Bezos dhe bashkëshortja e tij, MacKenzie, e kanë dhënë sëbashku nëpërmjet një deklarate të përbashkët.
“Pas një periudhe të gjatë të dashurisë dhe ndarjeve sfiduese, ne kemi vendosur të ndahemi dhe ta vazhdojmë jetën tonë si miq. Ne ndihemi jashtëzakonisht me fat që e kemi gjetur njëri-tjetrin dhe shumë mirënjohës për secilin vit që kemi qenë të martuar”, thuhet në deklaratën e përbashkët.”, thuhet në deklaratën e tyre.
“RT” shkruan se pronari 54-vjeçar i “Amazon”-it, me divorin e papritur rrezikon pasurinë e tij dhe në “Twitter” po gëlon kjo ide pasi kanë filluar të qarkullojnë memet e para. Kjo sepse sipas ligjit në Shtetin e Uashingtonit, ku banojnë edhe çifti, bashkëshortët do të duhet të ndajnë në mënyrë të barabartë “pronën e përbashkët” – duke përfshirë të gjitha të ardhurat e fituara gjatë martesës së tyre.
Jeff Bezos, i cili është themelues i kompanisë “Amazon ka një pasuri prej 137 miliardë dollarësh. Çifti i martuar prej 25-vitesh ka katër fëmijë, ndërsa njëri prej tyre është i adoptuar.
So, how much is the ex getting @JeffBezos? pic.twitter.com/ZvAmYF28V5
— Benjamin A. Smith (@BenjaminA_Smith) January 9, 2019
— Brandon Glossop (@BGlossop) January 9, 2019
the lawyers handling bezos divorce pic.twitter.com/KLSvLvgk7V
— Brett Molina (@brettmolina23) January 9, 2019