Vendosni fjalën kyçe....

“Qeveria po diskriminon studentët e Kamzës” – Kryebashkiaku Mziu apel qeverisë


Kryebashkiaku i Kamzës, Mziu, ka denoncuar diskriminimin sipas tij që po u bëhet studentëve nga Kamza prej Ministrisë së Arsimit.

Sipas kësaj bashkie, numri i studentëve ekselentë, ata me aftësi të kufizuara, studentët me statusin e jetimit dhe invalidit, të cilët i përmbushin kriteret për të përfituar bursë janë 70 ndërkohë që bursat e miratuara nga Ministria e Arsimit janë vetëm 15.

Sipas Mziut, ky diskriminim ndaj bashkisë së Kamzës është i përsëritur dhe pavarësisht kërkesave dhe ankesave të bëra, ato kanë rënë në vesh të shurdhër.

“Gjendur ngushtë përballë kësaj situate Bashkia Kamëz pasi ka trajtuar me përparësi studentët e shkëlqyer, ata me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit dhe invalidit, paraplegjik/tetraplegjik, personat me aftësi të kufizuar shikimi, si dhe kategoritë e tjera të përcaktuara ne vendim te KM, rezulton se numri i dosjeve që përmbushin kriteret për të përfituar bursë është mbi 70.” – shprehet kryebashkiaku Mziu.

Përveç kësaj, ai ka denoncuar edhe faktin që qeveria Rama nuk i është përgjigjur kërkesave të bashkisë së Kamzës për shtim fondesh për ndërtimin e shkollavem kopshteve e çerdheve, si dhe shtimin e personit arsimor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *