Templates by BIGtheme NET

Rama sulm Metës pas “rrëzimit” të Cakajt: Vendim antikushtetues e i turpshëm

Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas refuzimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Kreu i qeverisë e cilëson si antikushtetues por edhe të turpshëm vendimin e dhënë nga presidenti Meta.

Sipas kreut të qeverisë, argumentet e dhëna prej kreut të shtetit janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp.” – shkruan Rama në llogarinë  tij në “Twitter”.

Presidenti Meta publikoi sot vendimin e marrë për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ndërkohë që më herët kishte dekretuar të gjithë emrat e tjerë të propozuar nga kryeministri Rama.

Sipas kreut të shtetit, emri i Gent Cakajt nuk ofronte garancinë, përvojën dhe besueshmërinë e duhur për një post si ai i ministrit të Jashtëm duke theksuar edhe deklaratat e papërgjegjshme dhe të rrezikshme të Cakajt lidhur me çështjen e kufijve me Serbisë dhe Kosovës.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto