Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është bllokuar nga bora dhe rrugët janë në kaos.
Sipas Lajmi.net. Komuna e Prishtinës dhe kompanitë që janë përgjegjëse për pastrimin e rrugëve nuk po ja dalin t’i pastrojnë ato në kohë reale.
Sipas zv.ministrit të Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompanitë kanë pastruar tërë natën.
Ai tha se asnjë rrugë kombëtare dhe rajonale, që është në kompetencë të ministrisë nuk është e bllokuar.
“Nga mëngjesi të gjitha kompanitë janë në terren. Tërë natën kanë kontrolluar rrugët dhe gjendja e tyre momentalisht, edhe pse reshjet janë me intensitet të lartë, të gjitha rrugët në nivel vendi janë të kalueshme.”, deklaroi ai.
Ai tregoi edhe për aksin rrugor, i cili është në gjendje më të rëndë dhe vështirë i kalueshëm ku tha:
“Vështirësi kemi në aksin rrugor Elez Han – Prishtinë, për shkak të reshjeve të mëdha dhe momentalisht në atë zonë qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, por nuk ka ndërprerje të komunikacionit”, ka shtuar ai.