Zv.kryeministri euroskeptik i Italisë, Matteo Salvini, ka thënë se dëshiron që Italia dhe Polonia të bashkohen së bashku për të krijuar një “Pranverë Evropiane”, e cila mund t’i japë fund dominimit të gjatë francez dhe gjerman në kontinent.
Duke folur gjatë një konference shtypi me ministrin e Brendshëm polak, Joachim Brudzinski, në Varshavë të mërkurën, Salvini tha se Polonia dhe Italia “do të jenë pjesë e pranverës së re të Evropës, rilindja e vlerave evropiane” e cila do të krijonte një “ekuilibër të ri” ku dominimi e Francës dhe Gjermanisë do zvogëlohej.
Udhëheqësi i “Lega Nord” tha se zgjedhjet e ardhshme parlamentare evropiane, në maj, mund të çojnë larg nga një Evropë “e drejtuar nga burokratët”.
Salvini, i cili synon të krijojë aleanca me partitë e tjera euroskeptike në Evropë përpara zgjedhjeve, ishte në Varshavë për takime me anëtarët e partisë në pushtet “Ligj dhe Drejtësi” në Poloni, e cila ndan një ideologji të ngjashme kundër emigracionit dhe anti-Brukselit.