Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me deklaratën e fundit të ambasadorit të Bashkimit Europian, për punën e Ministrisë së Brendshme. Sipas Vasilit, deklarata e Sorecës, tregon se Operacioni “Forca e Ligjit” i iniciuar nga ish-ministri Fatmir Xhafaj, është ndalur nga kryeministri Edi Rama përmes ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshajt.
“Skandali. Soreca tregon qarte se operacioni “Forca e ligjit” u ndal nga Edi Rama nepermjet Lleshajt !!!
Edi Rama insistoi deri ne histerii per emerimin e ministrit Lleshaj edhe duke shkelur kushtetuten e ligjin.
Arsyeja e Insistimit te tij eshte shume e qarte sot dhe histeria e Edi Rames ishte plotesisht e motivuar, sepse operacioni “Forca e Ligjit” i ndermarre nga ministri Xhafaj ne ate kohe kishte shkelur dukshem ne kallo dhe Lleshaj ishte tamponi politik per ta ndalur operacionin dhe per tu dhene krimineleve kohe per tu larguar e per te marre masat.
Lidhjet e forta dhe kriminalizimi i qeverise se Edi Rames i impononin asaj qe t’i sherbente krimit te organizuar,si dhe te ndalnin goditjen ndaj tij si harac per perdorimin e tij ne zgjedhjet dhe grabitjen e votave,por edhe ne kriminalizimin e ekonomise dhe krijimit te hapesirave pa fund per pastrimin e parave te pista.
Ambasadori I BE ne Tirane evidenton qarte qe ky operacion i sukseshem eshte ndalur ne mes,kur duhet te ndodhte e kunderta.
Ministri Lleshaj me te marre detyren u kujdes “fort” qe si prioritet te mos ishte vazhdimesia e operacionit te sukseshem “Forca e Ligjit” te nisur nga ministri Xhafaj,por kafet dhe barku i rritur i policeve.
Ndaj Edi Rames dhe ministrit Lleshaj sot rendon akuza shume e rende se duke shperdoruar detyren kane sabotuar me qellim luften ndaj krimit te organizuar.”, shkruan Vasili, i cili ka publikuar edhe një citim të Sorecës.
Përfaqësuesi më i Lartë i BE në Shqipëri, Luigi Soreca në një prononcim për A2 News, i ka bërë apel ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshaj të vijojë me operacionin ‘Forca e Ligjit’, që u iniciua nga Fatmir Xhafaj.
Soreca kërkoi nga organet ligjzbatuese të thellojnë luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në çdo nivel, duke përfshirë edhe politikanë. Në këtë mënyrë, sipas tij, do të hapen rruga për përparimin në proceset integruese.