Studentët vijojnë protestat e tyre kundër kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Arsimit, ndërsa kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave themelore të tyre. Edhe pse ditët e fundit nuk ka pasur një numër të madh studentësh që protestojnë ata shprehen të vendosur se protestën do ta vazhdojnë.
Mbrëmjen e sotme ata janë mbledhur nëpër fakultete, ku kanë folur rreth vijueshmërisë së protestës, si dhe kanë vendosur të ridimensionojnë këtë protestë. Studentët e Juridikur dhe Ekonomikut kanë vendosur të ngujohen në ambientet e universiteteve.
Ata bëjnë me dije se OSHEE, ka ndërprerë energjinë elektrike, ndonëse në godinat përreth Ekonomikut ka drita.