Vendosni fjalën kyçe....

Studentët përshkallëzojnë protestën, ngujohen brenda fakultetit juridik: Këtu do rrimë deri të djelën!


Një grup prej 70 studentësh janë ngujuar brenda Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës. Studentët kanë bllokuar hyrjen e fakultetit ndërsa paralajmërojnë se do të rrinë aty të ngujuar deri të djelën.

Ndërkohë kanë mbërritur forca të policisë, nuk dihet nëse do të ndërhynë për të nxjerrë studentët, pasi është e paligjshme të futen pa një kërkesë nga dekanati që të vërë dhe nëse nuk ndodh një ngjarje kriminale e tipit, vjedhje, sulm.

Një grup i madh studentësh duan të ngujohen gjithashtu në fakultet por janë ndeshur me rojen e fakultetit që nuk i lejon. Hyrjet e fakultetit juridik janë të gjitha të bllokuara dhe studentët po mundohen të hyjnë nga dritaret.

Një studente tha për “News 24”: “Do shkoj të bashkohem me studentët. Asnjë nga hyrjet nuk të con atje sepse janë të bllokuara. Do hymë nga dritarja. Më vjen keq që mësimi u ndëerpre, por tarifën s’e paguajmë dot”.

Studentët kanë vendosur edhe letra në xham lajmërojnë bojkotin. Studentët nëpër fakultetet e tjera kanë bllokuar korridoret me tavolina e karrige, për të mos lejuar zhvillimin e mësimit./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *