Vendosni fjalën kyçe....

Trump mban të bllokuar qeverinë: Miratoni ngritjen e murit ose rrini!


Presidenti Donald Trump u largua nga negociatat me demokratët e kongresit, duke e deklaruar atë si një “humbje totale të kohës”, pasi ata përsëritën refuzimin e tyre për të financuar çdo lloj muri në kufirin me Meksikën.

“Sapo u largova nga takimi me Chuck-un dhe Nancy-n, një humbje totale kohe”, tha Trump në një postim në faqen e tij në “Twitter”.

“E pyeta se çfarë do të ndodhë në 30 ditë, nëse unë i hap shpejtgjërat, a do e miratoni Sigurinë Kufitare e cila përfshin një mur betoni ose një pengesë çeliku në kufirin me Meksikën? Nancy tha, jo. I thashë mirupafshim, asgjë tjetër nuk funksionon! “, shkruan Trump.

Pas takimit, Schumer dhe Pelosi e denoncuan Trump-in për refuzimin e rihapjes së qeverisë.

“Përsëri pamë një zemërim të madh nga ana e presidentit, duke qenë se nuk i doli e tija”, u tha Chuck Schumer gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë të mërkurën.

“Punëtorët federalë janë “të zhgënjyer, ashtu siç jemi edhe ne. Demokratët nuk janë të gatshëm të angazhohen në negociata me besim të mirë”, tha zëvendëspresidenti Mike Pence për gazetarët pas takimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *