Vendosni fjalën kyçe....

U bllokua nga bora, nëna shqiptare sjell në jetë foshnjën pa ndihmën e mjekëve


Një grua e re ka lindur pa ndihmën e mjekëve, pasi kishte mbetur e bllokuar nga dëbora dhe nuk mund të shkonte dot në spital.  Luljeta Cora nga fshati Labinot Katund, ka lindur me ndihmën e infermieres Nazmie Demiri e Qendrës Shëndetësore të këtij fshati në Elbasan,

Infermierja Nazmie Labinot-Katund në Elbasan ja ka dalë të shpëtojë në kohë, një nënë të re të bllokuar nga dëbora, e të ndihmojë të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë në ambientet e shtëpisë.

Fillimisht nëna ka pasur dhimbje dhe ndonëse e kuptoi se kishte ardhur ora për të lindur, nuk mund të shkonte në spital për shkak të motit te keq.Familjarët saj kanë kërkuar tentuar që të lëvizin me automjet, por ishte e pamundur për shkak të ngricës dhe borës në rrugë. Në ndihmë ka shkuar infermieria e zonës dhe brenda një ore fëmija ka ardhur në jetë, e ndihmuar edhe nga infermierja e dalë në pension Ismete Allushi.

Mësohet se falë ndërhyrjes në kohë të tyre është bërë e mundur shmangia e komplikacioneve gjatë lindjes së nënës 25-vjeçare. Menjëherë sapo e reja ka arritur të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, drejt banesës së saj është dërguar një autoambulancë me zinxhirë, e cila ka arritur të depërtojë në fshatin e bllokuar nga dëbora.

Autoambulanca e ka dërguar Luljeta Coran  në maternitetin e Elbasanit, ku aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm së bashku me fëmijën. Nëna 25-vjeçare ashtu edhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë dhe ndodhen nën përkujdesjen e stafit të maternitetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *