Vendosni fjalën kyçe....

Vrau kunatin në 2004-ën, kapet pas 15 vitesh 39-vjeçari nga Fushë-Kruja

Arrestohet një 39 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2004 është dënuar me 19 vite burg.

I arrestuari është Dritan Karaj nga Fushë-Kruja, i cili akuzohet se më 11 mars të 2004-ës ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij.

Karaj u lokalizua në Bergamo të Italisë, falë një bashkëpunimi me autoritetet italiane.

Detajet e policisë:

Një tjetër i kërkuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje bie në pranga falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët
Si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policinë italiane, shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës u lokalizua vendndodhja në Bergamo, Itali dhe më pas u kap e arrestua shtetasi Dritan Karaj, 38 vjeç, nga Kruja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
 
Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë me vendimin e datës 8 korrik 2004, e ka dënuar me 19 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Heqja e paligjshme e lirisë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vetëgjyqësi, kryer në bashkëpunim”.
 
Në Fushë-Krujë, në 11 mars 2004, i pandehuri Dritan Karaj ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij dhe është larguar nga vendngjarja. 
 
Gjatë periudhës që Karaj qëndronte i fshehur, së bashku me një shtetas tjetër i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 7 mijë eurosh, shtetasit E.T. Për këto vepra penale i pandehuri është hetuar e gjykuar në mungesë dhe është deklaruar fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë.
 
Kapja dhe arrestimi i tij në Itali u bë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *