Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO/ Policia tentoi të nxjerrë me forcë studentët nga Fakulteti i Drejtësisë, përplasja mes tyre


Studentët vijojnë protestat e tyre kundër kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Arsimit, ndërsa kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave themelore të tyre. Edhe pse ditët e fundit nuk ka pasur një numër të madh studentësh që protestojnë ata shprehen të vendosur se protestën do ta vazhdojnë.

Mbrëmjen e djeshme ata un mblodhën nëpër fakultete, ku kanë folur rreth vijueshmërisë së protestës, si dhe kanë vendosur të ridimensionojnë këtë protestë. Studentët e Juridikur dhe Ekonomikut  kanë vendosur të ngujohen në ambientet e universiteteve.  Por jo gjithçka shkoi siç ata e menduan.

Policia dhe rojet private kanë tentuar mbrëmjen e dhjeshme të nxjerrin me forcë studentët nga Fakulteti i Drejtësisë. Kjo shihet edhe në videon e mëposhtme.

Video marrë nga Faxweb:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *