Vendosni fjalën kyçe....

Pas tre dekadash ‘Oscars’ mbetet sërish pa prezantues


Një nga eventet më të rëndësishme si ‘Oscars’, këtë vit gjendet në një situatë të pazakontë. Ky event nuk do të ketë një prezantues dhe këtë vit gjithçka do të jetë ndryshe. 

Burime të shumta kanë konfirmuar këtë lajm ekskluzivisht për ‘Us Weekly’ dhe historia po përsëritet sërish pas marsit të 1989. Komediani i njohur, Kevin Hart, u caktua si prezantuesi i spektaklit, por ai hoqi dorë pasi deklaratat e tij homofobike të 2009-2010 u rishfaqën. Në një status në ‘Twitter’ Kevin u shpreh se nuk do të jetë pjesë e ‘Oscars’, sepse nuk dëshiron që vëmendja të largohet nga artistët dhe të drejtohet nga ai.  Ndoshta kjo mund të jetë edhe një arsye pse “Oscars” nuk do të ketë prezantues këtë vit. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *