Vendosni fjalën kyçe....

“Po na kërcënojnë me mesazhe”, flet studentja që proteston brenda fakultetit të Juridikut


Studentët brenda fakultetit të Juridikut janë duke vijuar me protestën e tyre. Gjatë natës ata kanë pasur përplasje me rrojet private pasi këta të fundit kanë rregulluar klasat që sot të zhvillohet mësin dhe janë studentët protestues.

Një prej studentëve që ndodhet në protestë është shprehur se ata janë kërcënuar me mesazhe në telefonat e tyre që të tërhiqen nga protesta.

“Po na kërcënojnë, po na dërgojmë mesazhe në telefonat tona. Në po mendojmë për arsimin tonë. Ne duam plotësimin e 9 kërkesave dhe duam rënien e ligjit të Arsimit të Lartë. Protesta do të vijojë deri në fund dhe do të ketë përshkallëzime. Është ushtruar dhunë nga policia, ashtu siç i kemi parë  në videot. Jemi rreth 150 studentë që po qëndrojmë këtu. Nuk kemi ngrënë dhe as kemi fjetur. Edhe gjatë natës do të qëndrojmë këtu.”, u shpreh një studente.

Ditën e djeshme studentë të fakultetit të Drejtësisë në Tiranë paraqitën kërkesat pranë dekanatit.
Kerkesat vijojnë si më poshtë:

1- Shtyrja e sezonit dhe procesit mësimor deri në dhënien e një përgjigje përfundimtare.

2- Shtyrja e afatit të pagimit të tarifave dhe shtyrja e procedurave për marrjen e bursave deri në dhënien e një përgjigje përfundimtare.
3- Nisja e një plan veprimi nga dekanati, për plotesimin e kërkesave që varen drejtpërdrejt nga ai.
4- Mospenalizimi i studentëve apo marrja e masave ndaj tyre, deri në përfundimin e bojkotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *