Vendosni fjalën kyçe....

“Do më vrasë familja se nuk besoj në Islam”, Australia i jep azil vajzës arabe


Pas shumë përpjekjesh ka përfituar azil në Australi vajza 18-vjeçare nga Arabia Saudite, e cila ka thënë se është larguar nga familja nga frika se do ta vrasin.

Kjo e fundit ka deklaruar kështu pasi ajo nuk besonte më në Islam.  “Po, Australia ia ka dhënë asaj statusin e azilantes, por po presim të mësojmë se ku saktësisht do të shkojë”, tha shefi i policisë së imigracionit, Surachate Hakparn. Ai njoftoi se edhe Kanadaja ia ka afruar mundësinë e strehimit al-Qununit dhe se po e presin vendimin e saj.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara i kishte bërë kërkesë autoriteteve australiane për mbrojtjen e saj, ndonëse ky institucion nuk kishte konfirmuar se edhe Kanadaja është duke e shqyrtuar rastin e saj. Autoritetet tajlandeze kanë thënë se sauditja do të largohet nga vendi i tyre posa të merret vendimi përfundimtar për statusin e saj.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *