Templates by BIGtheme NET

Akuzat për spiunazh – Arrestohet ish-punonjësi i shërbimit sekret të Polonisë, punonte për kinezët e “Huawei”

Polonia ka arrestuar një drejtor shitjesh për gjigantin kinez “Huawei”, lidhur me akuzat se punon me shërbimet e inteligjencës së Pekinit. “Huawei” po përballet me akuza të spiunazhit në rritje nga SHBA-ja dhe aleatët e saj.

Së bashku me shtetasin kinez, emri i të cilit është raportuar si Weijinga W., shërbimi policor i kundërzbulimit, Agjencia e Sigurisë së Brendshme (ABW), arrestoi Piotr D., polak, ish-punonjës i” ABW”, transmeton transmetuesi polak “TVP”. Të dy akuzohen për spiunazh.

Një zëdhënës i “Huaëei” tha se kompania është në dijeni të arrestimit, por nuk ka bërë asnjë koment tjetër.

SHBA ka goditur vijimësisht produktet e kompanisë “Huaëei”, duke akuzuar kompaninë se e përdor biznesin për të spiunuar dhe për të vjedhur informacione nga klientët. Së bashku me shumicën e aleatëve të saj në grupin “Five Eyes” – Kanada, Zelanda e Re, Australia dhe Britania e Madhe, e ka ndaluar “Huaëei”-n të ndihmojë në ndërtimin e rrjeteve 5G.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto