Vendosni fjalën kyçe....

Balla-Metës: Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën


Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar ndaj presidentit të vendit Ilir Meta. Ai është shprehur se presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën, as për dinjitetin e institucionit, po për lidershipin e opozitës. 

“Presidenti nuk mendon me as per Kushtetuten, as per dinjitetin e institucionit, po per lidershipin e opozites! Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar te opozites ne Presidence dhe sulmoi kryeministrin me te gjithe librin e Shqupit dhe LSI-se bashke. Fatkeqesisht ky eshte sot Ilir Meta, nje president i votuar nga ne per te perfaqesuar edhe opoziten (me votat ne dispozicion dhe pa PD ne salle, ishte e vetmja zgjedhje per te mos e cuar vendin ne kaos institucional), tanime i kthyer ne kryetar alternativ opozite.”, shprehet Balla. 

Pak më herët kreu i Shtetit i ka kujtuar kryeministrit Rama, kërcënimet ndaj komisarëve të policisë, ndaj opozitës, ndaj prokurorëve e gjyqtarëve, gazetarëve e pronarëve të mediave si dhe falsifikimin e letrave të tenderave dhe dokumenteve të sigurisë.

“Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.”shkruan Meta në faqen e tij në “Facebook”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *