Templates by BIGtheme NET

Basha kundërshton nismën e Ramës për mediat online dhe ka një paralajmërim për Ramën e Lleshajn

Kreu i Partisë Demokratike, Basha, e ka kundërshtuar fuqimisht propozimin e kryeministrit Rama për mediat online duke e quajtur atë si çmendurinë e radhës së kreut të qeverisë.

Në fjalën e tij në tryezën; “Media e lirë, shoqëri e lirë – rreziku i heshtjes me ligj”, kryedemokrati tha se Rama po propozon policinë e mendimit për të kontrolluar dhe komanduar të gjithë hapësirën mediatike n vend, gjë që e bën atë të rrezikshëm.

“Propaganda e tij është bërë çorbë, sidomos pas protestës së studentëve dhe tani i është kthyer pushtimit të hapësirës mediatike duke propozuar policinë e mendimit. Është veprimi tipik i një autokrati që ka humbur çdo sens të arsyes. Është një njeri në panik që pasi e ka të qartë që kapja totale e vendit për interesat personale ka dështuar. Ne do e kundërshtojmë me të gjitha mjetet dhe format këtë çmenduri të Ramës.” – tha Basha.

Në hyrje të fjalës, kreu i PD-së, i bëri thirrje kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Lleshaj, që të largonin policinë nga universitetit dhe dënoi dhunën e ushtruar nga policia.

“Edi Rama po shkel ligjin në mënyrë flagrante, pasi prania e policisë në universitete është e ndaluar me ligj, veçse në kushte ekstreme. Policia e Safet Gjicit nuk ka asnjë ndryshim nga policia e Edi Ramës. Denoncojmë këtë dhunë ndaj studentëve dhe paralajmëroj policinë, zyrtarët, ministrin Lleshaj dhe Ramën për pasojat që do ketë pushtimi i hapësirës universitare nga policia.” – tha Basha.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto