Vendosni fjalën kyçe....

Gjosha ironizon Cakajn: Meqë ke lexuar shumë, ku e ke parë politikën e ndryshimit të kufinjve?


Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ka reaguar ndaj Gent Cakajt. Gjosha është shprehur se ai nuk ka dashur të përballet me të  2 qershorin e kaluar për çështjen e negociatave në një emision televiziv. 

Deputetja më tej ironizon Cakajn duke i thënë se ku e ka lexuar politikën e ndryshimit të kufinjve që ta dijë edhe ajo.

“Edhe unë kam lexuar pak, kurrësesi aq shumë sa ty, por sot doja të të pyesja se në cilin dokument të Bashkimit Europian ju keni lexuar për një politikë të ndryshimit të kufijve? Ndoshta më ndihmon edhe mua të kuptoj më mirë vizionin e Bashkimit Europian për Ballkanin?

E dyta, nëse do të ishe Ministër i Jashtëm dhe për rrjedhojë edhe drejtues i OSBE në vitin 2020, jam shumë kurioze të di nëse do ta implementoje konceptin e suazave të korrigjimeve territoriale të përgjithshme të kufijve qe po ndodhin ne Ballkanin Perëndimor edhe për Ukrainën, Libinë, Sirinë? Interesante do të ishte apo jo???”, shprehet Gjosha.

Cakaj nuk është dekretuar në postin e ministrit të Jashtëm nga Presidenti Meta dhe kjo çështje ka ngjallur shumë debat.

Reagimi:

Zoti Genti,

Si ish Ministre e Integrimit dhe si nën kryetare e komisionit të Punëve të Jashtme kam dashur shumë të njihesha me opinionet e tua në Komisionin e Jashtëm por edhe në Keshillin Kombëtar të Integrimit, ku ju nuk morët pjesë kurrë pavarësisht momenteve kyce që po kalon Shqipëria në këtë proçes historik dhe interesit që ju duhet të kishit treguar për të informuar këto instanca!
Madje edhe në një emision ku duhet të përballeshim të dy Qershorin e kaluar për çështjen e negociatave, ti nuk pranove të vije në studio por qëndrove në lidhje direkte nëpërmjet televizionit. Më vjen keq që nuk arrita të të kisha përballë pēr të të njohur më mirë por edhe për të kuptuar botëkuptimin tënd për politikën e jashtme dhe proçeset integruese! Aq më tepër që unë nuk njihem si politikane agresive!

Edhe unë kam lexuar pak, kurrësesi aq shumë sa ty, por sot doja të të pyesja se në cilin dokument të Bashkimit Europian ju keni lexuar për një politikë të ndryshimit të kufijve? Ndoshta më ndihmon edhe mua të kuptoj më mirë vizionin e Bashkimit Europian për Ballkanin?

E dyta, nëse do të ishe Ministër i Jashtëm dhe për rrjedhojë edhe drejtues i OSBE në vitin 2020, jam shumë kurioze të di nëse do ta implementoje konceptin e suazave të korrigjimeve territoriale të përgjithshme të kufijve qe po ndodhin ne Ballkanin Perëndimor edhe për Ukrainën, Libinë, Sirinë? Interesante do të ishte apo jo???


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *