Templates by BIGtheme NET

Guri-Ramës: Hall i madh të ka rënë, as Doktoresha që ke në paradhomë me tabaken me ilaçe s’të bën derman!

Elona Guri, Edi Rama

Flakë për flakë i kundërpërgjigjet kryeministrit Edi Rama, anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Elona Guri.

“Ah more Edi, ske ç’bën, kështu është kur ndihesh i kompleksuar nga doktoreshat. Hall i madh të ka rënë, sa as Doktoresha që ke në paradhomë me tabaken e praruar me ilaçe s’të ben derman.”, shkruan Guri, pas statusit që Rama bëri sot.

“Ti mirë bën që kërkon ndihmë nga doktoreshë tjetër, por kjo do të shëroj tamam ama, se ta di diagnozën. Dhe do të të çojë në t’Surrelit!”, i përvishet Guri, duke i kujtuar të disiplinohet e të mësojë të flasë si kryeministër.

Rama shkroi një status sot në “Twitter”, pas përgjigjes së prerë të Metës, lidhur me dekretimin e Gent Cakajt si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj është në atë fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët, ngaqë s’di si të dalë nga gropa që i hap vetes! I çova provat e mëkatit ndaj Gentit dhe vuan tani”, shkruante Rama.

“Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!”, shkruante presidenti Meta.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto