Templates by BIGtheme NET

I dha Cakajt certifikatën e sigurisë brenda një dite, Meta i kërkon Kuvendit hetimin e DSIK-së

Presidenti Meta i ka kërkuar Kuvendit të hetojë dhënien e certifikatës së sigurisë nga ana e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, për Gent Cakajn, emrin që u propozua nga kryeministri Rama si ministër i Jashtëm por që nuk u dekretua nga kreu i shtetit.

Në letrën e dërguar kreut të Kuvendit, Ruçi, si dhe krerëve të grupeve parlamentare të PS-së, PD-së dhe LSI-së, Balla, Spah e Vasili, Meta vlerëson se hetimi ndaj DSIK-së, institucion në varësi të kryeministrit, nuk mund të kryhet nga asnjë institucion tjetër në varësi të Ramës pasi ka konflikt interesi dhe se ky hetim mund të kryhet vetëm nga ana e Kuvendit.

Kreu i Shtetit kërkon që Kuvendi të hetojë procedurën dhe mënyrën e dhënies së certifikatës së sigurisë brenda një dite kandidatit Cakaj, gjë që bie ndesh me ligjin dhe me besueshmërinë e kësaj certifikate.

 Ditën e djeshme, Meta, publikoi vendimin për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, duke argumentuar ndër të tjera edhe mungesën e certifikatës së sigurisë nga ana e tij, dokument për të cilin kishte aplikuar vetëm në datën 3 janar dhe duke u pajisur me të më 4 janar.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto