Vendosni fjalën kyçe....

I kërkoi policisë të futej në auditore, administratori i Universitetit të Tiranës lidhje me Partinë Socialiste


Kryedemokrati Basha ka denoncuar futjen e policisë në faklutetet e universitetit të Tiranës. Gjatë fjalës së tij në tryezën për mediat, kreu i PD-së, tha se letra ishte dërguar nga administratori i UT-së, Skerdi Dafa, për të cilin tha se është eksponent i Partisë Socialiste dhe në pozita të tilla nuk ka asnjë të drejtë të thërrasë policinë në universitete.

Dafa ka qenë ish-zv.Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare dhe më pas ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Elbasanit dhe ka marrë pjesë në fushatat elektorale të Partisë Socialiste.

Ditën e sotme u publikua letra, që i kërkonte policisë të ndërhynte në universitetet e Tiranës, për të normalizuar situatën. Letra mban firmën e Skerdi Dafës, administrator i Universitetit të Tiranës, sipas të cilit, prania e policisë ndihej e nevojshme për të garantuar normalitetin në mjediset e UT-së.

“Lutemi asistencën e Policisë së Shtetit, për garantimin e sigurisë dhe rendit publik nëpër auditorët e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Prezenca e Policisë së shtetit ndihet e nevojshme në kushte kur studentët kanë filluar mësimin normalisht, por nga parashikimi i situatës në terren nga Administratorët e Fakulteteve, rezulton se ka bllokime të vazhdueshme të ambienteve të Fakulteteve. Vlerësohet se ndodhemi në kushtet kur situata paraqitet e renduar, me pasoja negative në një numër të konsiderueshëm qytetarësh (personel e studente) dhe prezenca ka si qëllim vendosjen e normalitetit në ambientet e UT-së.” – shkruhet në letrën e Dafës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *