Vendosni fjalën kyçe....

Ikardi kërcënon me largim, Interi përgatitet ta zëvendësojë me një tjetër argjentinas


Sulmuesi argjentinas i Interit, Ikardi, është gjithnjë e më larg ekipi zikaltër. Pas deklaratave në publik të bashkëshortes së tij, Uanda Nara, më në fund ka folur vetë bomberi amerikano-jugor.

Ai është shprehur se rinovimi i tij me Interin do të ndodhë në çastin kur drejtuesit e klubit zikaltër do paraqiten me një ofertë serioze dhe konkrete. Ikardi paguhet më pak se një pjesë e mirë sulmuesish të kalibrit të tij dhe kjo e ka bërë që të mendojë seriozisht për të ardhmen e tij.

25-vjeçari kërkohet nga një numër i madh klubesh në Evropë por destinacioni i tij, në rast se vendos të largohet nuk dihet ende. Ndërkohë drejtuesit e klubit zikaltër nuk kanë ndenjur duakryq. Në rast se Ikardi vendos të largohet, ata kanë gati afrimin e bashkëpatriotit të tij, Paulo Dibala.

Ky i fundit pas 3 sezonesh me Juventusin është drejt largimit pasi nuk po gjen hapësirat e duhura në Torino. Çmimi për shërbimet e tij është i lartë, pasi Juventus kërkon 100 milionë euro por në rast se Inter vendos ta shesë Ikardin, atëherë do i ketë të gjitha mundësitë që të investojë për një tjetër talent, që e njeh mirë Serinë A.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *