Templates by BIGtheme NET

“JO”-ja e prerë e Metës për kandidatët e Ramës

Presidenti Ilir Meta nuk i ka dekretuar kryeministrit Edi Rama një sërë propozimesh që kur ky i fundit ka marrë në dorë drejtimin e  qeverisë.

Propozimet e Ramës që Meta i ka kthyer mbrapsht:

Gent Cakaj si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

I fundit që ka ngjallur edhe shumë debat është mosdektetimi i Gent Cakajt si ministër të Jashtëm. Presidenti Meta ndër të tjerat dha argumentet se Cakaj nuk mund të marrë nën drejtim ministrinë e Jashtme pasi ka treguar mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës së Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Argument tjetëe i Metës është se Cakaj është person i pabesueshëm dhe nuk ka qenë i pajisur me ceretefikatë sigurie.

Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm 

Presidenti Ilir Meta, nuk e ka dekretuar gjeneral Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm.  “ Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.”, tha Meta në reagimet e tij në muajin. Meta pak javë më vonë dekretoi  lirimin e Sandër Lleshit nga grada Gjeneral por edhe pas këtij akti nuk e dekretoi si ministër të Brendshëm. Tashmë Lleshi ka pozicionin si zv/ministër i Parë.

Ligji për Teatrin Kombëtar

Presidenti Meta i ktheu kryeministrit Edi Rama ligjin për Teatrin Kombëtar. Meta i ka kthyer dy herë rradhas këtë ligjin Ramës duke theksuar se ligji prek barazinë para ligjit dhe nuk garanton konkurrencën e lirë. Presidenti në 9 argumetet e tij  ai theksoi  se ligji nuk është në harmoni me Kushtetutën, bie ndesh me Konventën Evrpiane të Trashëgimisë Kulturore. Mirëpo Rama kaloi në Kuvend ligjin për teatrin me 75 vota pro.

Helidon Bendo në krye të SHISH

Helidon Bendon si kreun e SHISH, presidenti Meta e dekretoi pas 13 muajve, që kur e propozoi kryeministri Edi Rama. Për këtë dekretim Meta u shpreh se e vonoi pasi mori informacionin e nevojshëm për Bendon.

Lojërat e fatit

Ky është një ndër ligjet e tjera që opozita e ka kundërshtuar, duke e akuzuar qeverinë Rama se po kërkon të krijojë monopol. Presidenti Ilir Meta e ktheu Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat në Kuvend, mirëpo mazhoranca e rrëzoi dekretin e Metës me 74 vota pro dhe asnjë kundër.

Marrëveshja për detin

E fundit por jo më pak e rëndësishmja është Marrëveshja me Greqinë për Detin, për të cilën Tirana dhe Athina negociuan për muaj me radhë, mirëpo presidenti Ilir Meta nuk i dha plotfuqishmërinë grupit negociator të kryesuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Meta i dërgoi një letër Bushatit ku njoftonte se nuk i jeptë plotfuqishmërinë dhe pas kësaj letre kreu i Shtetit doli në një konferencë të posaçme për shtyp ku sqaroi edhe arsyet e këtij vendimi.

Në përgjigjen e tij, Meta thekson se kërkesa përbëhej nga vetëm 4 fletë dhe aty nuk përcaktohet qartë objekti i negociatave: ‘Së pari, duhet evidentuar se kjo kërkesë është e përbërë gjithsej nga një kërkesë e vetme (gjithsej 4 – fletë) dhe nuk përmban asnjë dokument shoqërues apo shpjegues bashkëlidhur.

Nga shqyrtimi tërësor i kërkesës rezulton se ajo nuk shpreh në mënyrë të qartë dhe eksplicite titullin e marrëveshjes dhe objektin konkret për të cilin shteti shqiptar kërkon të hyjë në negociata zyrtare me shtetin grek.’/ Hashtag.al 

 

 

 

 

 

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto