Vendosni fjalën kyçe....

“Ke kërcënuar Zaganin, Nuhun”, Rama i përgjigjet Metës: I çova provat e mëkatit ndaj Gentit dhe vuan tani!


Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të vendit Ilir Meta për çështjen e mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër të Jashtëm. 

Pak minuta më parë Meta  është shprehur se nuk ka nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit. Por Presidenti i vendit nuk i ka kursyer edhe akuzat ndaj kryeministrit Rama teksa është shprehur se ka kërcënuar Zaganin, Nuhun, gazetarë dhe pronarë mediash. 

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ramës i cili është shprehur “se Metës ose i ka vjedhur passwordin  e faqes zyrtare Kryemadhi ose pastaj është në atë fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët”. 

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani”, shprehet Rama. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *