Vendosni fjalën kyçe....

Kërkuan lirinë nga “arresti shtëpiak”, gjykata refuzon kërkesën e dy ish-deputetëve socialistë


Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën e dy ish-deputetëve socialistë Arben Ndoka dhe Arben Cuko për t’u liruar nga masa e ‘arrestit shtëpiak’.

Dy ish-deputetët u arrestuan gjatë operacionit “Vol vo 4” në tetor të vitit 2018. Ndoka u arrestua pas akuzave për përfshirjen në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin  dhe akuzohet për veprat penale “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Ndërsa ish-deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko u arrestua pas dyshimeve se ishte i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut dhe akuzohet për “korrupsion pasiv”.

Ndoka dhe Çuko u arrestuan gjatë operacionit të koduar “VOL-VO 4”. Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese finalizuan një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku u goditën anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *