Templates by BIGtheme NET

Meta mesazh të qartë Ramës: S’ka fuqi në botë që i bën shantazh Presidentit!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të kryeminstrit Edi Rama në lidhje me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.

Meta është shprehur se nuk ka nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit dhe se interesi kombëtar vjen i pari.

Kreu i Shtetit i ka kujtuar kryeministrit Rama, kërcënimet ndaj komisarëve të policisë, ndaj opozitës, ndaj prokurorëve e gjyqtarëve, gazetarëve e pronarëve të mediave si dhe falsifikimin e letrave të tenderave dhe dokumenteve të sigurisë. 

“Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.” – shkruan Meta në faqen e tij në “Facebook”.

Reagimi i Ramës një ditë më parë:

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës. Pupupu”.

Pas mosdekretimit të Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, kanë ardhur shumë deklarata në mbështjeje të këtij vendimi nga ana e presidentit Meta nga personalitete politike e mediatike në Kosovë e Shqipëri. / Hashtag.al 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto