Vendosni fjalën kyçe....

Ministri gjerman: Kosovës t’i liberalizohen vizat, i ka përmbushur kushtet e BE-së


Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth, ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave dhe se tani i duhej dhënë dritë jeshile lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të BE-së.

“Kosova i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian në mënyrë që të përfitojë liberalizim vizash. Tani është e drejtë që qytetarëve të Kosovës t’u jepet dritë jeshile. Ne do e mbështesim fuqimisht në Bruksel këtë qëndrim.” – shkruan ministri gjerman Roth në faqen e tij në “Twitter”.

Lajmi është publikuar edhe nga ish-kryeministrja e Kosovës dhe aktualisht ministrja për Dialog dhe Qeverisje në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri në faqen e saj në “Facebook”.

“Një lajm i mirë për liberalizimin e vizave – Ministri gjerman Michael Roth konfirmon se Kosova i ka përmbushur kushtet, prandaj duhet të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.” – shkruan ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *