Vendosni fjalën kyçe....

Ngujimi brenda fakulteteve, Rama: Janë zaptues të universiteteve


Kreyministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka folur edhe për studentët të cilët po qëndrojnë të ngujuar brenda fakulteteve.

I pyetur nëse do të mbetet në histori si kryeministri i parë që la të goditen studentët brenda auditorë,  Rama u shpreh se ata janë zaptues të universiteteve.

“I konsideroj zaptues. Për studentet sot në Shqipëri mësimi ka filluar normalisht përveç në 3 fakultete ku 3 grushte studentesh me agjendë politike po pengojnë të tjerët të hyjnë në mësim. Kam marrë qindra mesazhe që thonë ‘duam te bëjmë mësim’, po s’na lejojnë”

Policia është kërkuar nga vetë universiteti. Nuk rrëzohen ligjet duke bllokuar dyert nga një grusht njerëzish, ndërkohë që mijëra të tjerë presin të fillojnë mësimin.

Këta deri në fund i shkojnë rrugës pa krye dhe duan të dëmtojnë të tjerët”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *