Një grup pedagogësh ka reguar lidhur me dhunën e ushtruar nga policia ndaj studentëve. Pedagogët e departamentit të Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë kanë nënshkruar sot një shkresë, përmes së cilës dënojnë dhunën e sotme mbi studentët që kërkonin të protestonin brenda ambienteve të fakultetit.
21 nënshkruesit kërkojnë reagim institucional, të kolegëve të tyre pedagogë.
Studentët që prej ditës së djeshme e kanë zhvendosur protestën nëpër universitete dhe kanë qenë dy grupe, ai i studentëve të Ekonomikut dhe ata tëJuridikut, të cilët u ngujuan në fakultetet respektive.
Mirëpo policia ndërhyri në fakultetin Ekonomik, duke nxjerrë zvarrë studentët. Disa video kanë qarkulluar në rrjet, ku policët shihen duke ushtruar dhunë ndaj studentëve.