Vendosni fjalën kyçe....

“Policët vijnë me targa false dhe xhama të zinj”, tensione te Unaza e Re


Dita e 69-të e protestës së banorëve të Astirit, ka nisur me tensione. Një nga protestuesit, Dorian Protoduari është përplasur me shefin e rendit të Zonës së Kombinatit.

“Mbani përgjegjësi, nuk është protestë e jashtëligjshme. Jeni shefi i rendit të Kombinatit. Jeni të njoftuar. Urdhëroni ku e keni policinë e shtetit. Vjen me targa fallso dhe me xhama të zinj. Nga i pari tek i fundit do mbani përgjegjësi, të gjithë tek Komisariati 6. E keni bërë komisariatin si zyrat e Partisë Socialiste.”, tha Protoduari.

Protoduari u shpreh se shefi i komisariatit numër 6 po kërkon që të përçajë protestuesit.

“Vijnë këtu dhe përplasin shoferët me ne. Lleshaj ka sjellë policinë tek ne. Këtë e bën shefi i komisariatit numëe 6 sepse do që të na përçajë. Çfarë është kjo zgjidhje që të vriten njerëzit.

 Këtë do policia e Lleshit? Ku është ky popull, të zgjohet nga gjumi. Të zgjohen nga gjumi. Zgjohuni se po na burgosin, se po ngremë zërin kundër qeverisë. Ishte Enver Hoxha, por atë ta puthësh se ky është më keq.

Sot gjithë policia kriminale, e hashashit, e drogës, sot zbarkoi në universitete, duke tërhequr vëllain tim, motrën time, zvarrë. I ka ardhur fundi Edi Ramës, ta marrë vesh njëherë e mirë. Nuk të do më njeri, shporru nga ky vend!”, u shpreh Protoduari.

“Edhe njëherë tjetër, nqs policia e shtetit nuk merr masa të largojë makinat aty, se janë të njoftuar, nuk ka nevojë të na japë ne leje. Ligji thotë thjesht se duhet të njoftohen. Nëse ata nuk mbajnë përgjegjësi në këtë pjesë , atëhere nuk do mbajmë edhe ne nga dita e nesërme se çfarë do të ndodhë në Unazë të Re. Kemi qenë shumë paqësore. Do përballen me ne, le të vijnë të përballen. Kaq kisha, t’ja bëni të ditur Lleshit”, vijoi më tej Protoduari.

E gjitha nisi pasi ka patur një incident gjatë protestës, ku një person i veshur me jelek është futur në konflikt me shoferët. Por sipas banorëve të Unazës ai nuk është një prej tyre, por një i infiltruar si provokator, i dërguar prej policisë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *