Punimet që po kryhen në autostradën Tiranë-Durrës kanë krijuar probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve në dy kahet e rrugës.
Ditën e sotme radha e makinave ka qenë në disa kilometra duke nisur që nga fillimi i saj e deri në mbikalimin e Kasharit.
Bllokimi i rrugës vijon edhe në rrugët dytësore dhe shkak për këtë është bërë ndërhyrja në dy anët e autostradës nga ana e ARRSH-së për vendosjen e disa tubave që pritet të shmangin përmbytjet në bizneset anash autostradës.