Pas debatit të krijuar lidhur me Certifikatën e Sigurisë për Gent Cakajn, kryeministri Edi Rama ka sulmuar gazetarët.
Në një postim në “Twitter” Rama shprehet: “Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra, nga Andi Kadriu tek Kadri Lubonja e me radhe kadri andej e kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizorit, duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë IM. Çertifikata e Sigurisë?! Shihemi tek Çani po hë”
Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi Gent Cakajn si kryediplomat. Meta e konsideron Cakajn si të pabesueshëm, papërvojë dhe të papërgjegjshëm për të marrë detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme. Ai kërkoi sot ngritjen e një komisioni për hetimin e DSIK-së, që pajiosi me Certifikatë Sigurie Cakajn.
Në vazhdën e presidentit, opozita ka dërguar sot në Kuvend një shkresë , përmes së cilës kërkon ngritjen e një grupi hetimor ndaj DSIK-së, për të verifikuar nëse ka zbatuar ligjin lidhur me pajisjen me Certifikatën e Sigurisë Gent Cakajn.