Vendosni fjalën kyçe....

S’KA CV – Genti i Edit, Batonit dhe universitetit të George Soros


Arritja e vetme e Gent Cakajt, kandidatit pa CV është Masteri në universitetin e George Soros.

Universiteti i Europës Qëndrore (CEU), i themeluar dhe i financuar nga Sorosi ka vulosur tezën e Masterit të Cakajt. Ky universitet deklaroi largimin nga Hungaria vetëm pak kohë më parë, më 3 dhjetor 2018, si pasojë e politikës së kryeministrit Orban.

Udhëheqës i tezës së kandidatit të Ramës për ministër është një person kyç i fondacionit, zonja Judit Sandor, profesore e këtij universiteti. Sandor e ka drejtuar Cakajn në punimin “Neuro-përmirësimi dhe nocioni i përgjegjësisë ligjore”. 

Judit Sandor

George Soros në të njëjtin aktivitet me Sandor

Teza e tij ka sjellë disa përfundime mbi marrëdhëniet e neuro-përmirësimit dhe konceptit të përgjegjësisë ligjore, lidhur me modifikimin e sjelljes individuale në shmangien e krimeve të ndryshme. *Lexo këtu temën: (cakaj_gent)

Cakaj ka kryer bashkë me një ish-student të këtij universiteti, që operon si OJF nga Edinburgu, edhe një studim për konfliktet ndëretnike. Bashkëautori quhet Gëzim Krasniqi.

Edhe pse Z.Cakaj ka mbaruar dhe një Master të dytë në Belgjikë, rezulton se s’ka përvojë profesionale, ndërsa përvoja e parë e tij është ajo e zëvendësministrit shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme.

I ati, Shkëlzen Cakaj mban postin e rëndësishëm në Postën dhe Telekomin e Kosovës (PTK), atë të shefit operacional, i dyti për nga pesha në listë. Shkëlzen Cakaj ka qenë aktiv në marrëdhënie nënkontraktuale me vetë Baton Haxhiun ose persona të lidhur me të.

Gent Cakaj rezulton një student i investuar qartësisht nga universiteti në pronësi të George Sorosit dhe studimet e tij të mëpasshme rezultojnë po ashtu të financuara nga OJF  të linjës Soros në Edinburg. Këto studime përveç se kanë shërbyer për të absorbuar fondet e OJF-ve, nuk rezultojnë të cituara në asnjë material domethënës akademik ose dokumente ndërkombëtare.

E thënë ndryshe, Edi Rama, pasi është investuar bashkë me Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiçin si një trinom nën patronazhin e Alexander Sorosit, po tenton të emërojë ministër për Europën dhe Punët e Jashtme një ish-student të Sorosit dhe lidhje të këshilltarit të Thaçit, Baton Haxhiut.

Z. Cakaj mund të shërbejë shumë mirë për marrëdhënie ndërkombëtare për Fondacionin Soros pasi e kaluara boshe dhe hullia nga ku ai katapultohet nuk duket të kenë asnjë lidhje me shtetin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *