Duke filluar që sot, zyrtarisht Republika e Maqedonisë do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.
Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar sot me 81 vota pro ndryshimet kushtetuese, duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Amendamentet 33, 34,35, 36 të propozuar nga Qeveria dhe partitë aleate, janë miratuar me shumicë votash.
Amendamentet ishin pjesë e Marrëveshjes së emrit të firmosur në Prespë qershorin e kaluar midis Athinës dhe Shkupit. Sipas marrëveshjes, emri Republika e Maqedonisë ndryshohet në Republika e Maqedonisë së Veriut.
Mirëpo përpara parlamentit, qytetarë të cilët nuk janë dakord me ndryshimet kushtetuese vazhdojnë protestën.